Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Jep dorëheqje drejtori i Klinikës Maksilofaciale

Drejtori i Klinikës Kirurgjike Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Agron Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar nga zyra për informim e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK).

“Po, ka dhënë dorëheqje për arsye personale e familjare”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Në vend të Bytyqit ushtrues detyre është emëruar Mërgime Prekazi – Loxha.

Bytyqi ka udhëhequr këtë klinikë nga vitit 2018.