Agjencia Kosovare e Privatizimit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP-së, Arben Limani
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga AKP-ja, pas mbledhjes së mbajtur më 18.09.2024.
“Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”- bëhet e ditur në kumtesë.
AKP-ja gjithashtu thotë se në këtë mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte, me 17 aprovime dhe 14 refuzime.
Arben Limani ishte zgjedhur drejtor menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në qershor të 2022-ës, pas një procesi të rekrutimit.
Arben Limani zgjidhet drejtor menaxhues i AKP-së