Qyteti i Suherekës

Jep dorëheqje drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Sale Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Bytyqi, duke thënë se do t’i kthehet profesionit të saj.

“Po kam dhënë dorëheqje. Arsyeja është për me iu kthy profesionit të mjekut”, ka thënë ajo shkurtimisht përmes telefonit.

Po ashtu, Bytyqi ka treguar se ka aplikuar në një konkurs të shpallur nga Komuna e Suharekës, për Specialist të Mjekësisë Familjare, në QKMF-në në Suharekë.

Konkursi është hapur me datë 28 prill të këtij viti. Ndërsa përveç pozitës Specialist, në këtë konkurs kërkohen edhe një farmacist, një infermier dhe një shofer.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe prej kryetarit të komunës, Bali Muharremajt, për ta pyetur se a e ka pranuar dorëheqejen e drejtoreshës Bytyqi dhe kush do ta zëvendësojë atë në këtë pozitë, por Muharremaj ka qenë i pa qasshëm.