Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë - Foto: KALLXO.com

Jep dorëheqje Drejtoresha e Pulmologjisë në QKUK

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vet Mehmeti.

“Po është e vërtetë. Unë e kam kry Fakultetin e Mjekësisë dhe dua t’i qëndroj afër pacientit. Jam doktoreshë, për menaxhim nuk kam punuar kurrë”, tha ajo për KALLXO.com.

Tutje, ajo theksoi se do të vazhdojë punën si pulmologe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mehmeti e ka udhëhequr Klinikën e Pulmologjisë që nga korriku i vitit të 2018.