Arber Vokrri

Jep dorëheqje asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Arbër Vokrri

Asamblisti nga radhët e LVV-së në Prishtinë, njëherësh zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Vokrri këtë gjë e bëri të ditur gjatë seancës së rregullt të Kuvendit Komunal.

“Ky është adresimi im i fundit prej këtij Kuvendi Komunal, kam vendosur të jap dorëheqje. Dua të shpreh me këtë rast falënderimin tim të thellë për gjithë votuesit për besimin e dhënë si dhe për gjithë punën e bërë bashkë”- u shpreh ai.

Arbër Vokrri theksoi se do vazhdojë punën në pozitën e zëvendësministrit në MAPL.

“Unë do vazhdoj të jem në pozitën e zëvendësministrit të Administrit të Pushtetit Lokal, do ta kem vëmendjen tek qyteti jonë”- tha ai.

Kjo është dorëheqja e dytë në radhët e grupit të asamblistëve të LVV-së gjatë ditës së sotme.

Rita Zeqiri po ashtu ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistes në Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Jep dorëheqje asamblistja e LVV-së në Prishtinë, Rita Zeqiri