Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Jep dorëheqje Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi ka vendosur të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Vitia përmes një konference për media të premten.

“Unë sot po e përmbyllë këtë detyrë që ma besuan. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, tha Vitia duke prezantuar punën që e ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.

Ndonëse nuk është bërë zyrtare ende, vendin e ministrit Vitia, pritet ta mbajë zëvëndëministrja Dafina Gexha-Bunjaku si ushtruese detyre e nivelit politik.