Jep dorëheqje anëtari i këshillit të LVV-së

Sami Ahmetaj, anëtar i Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Pejës, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin Facebook.

Ahmetaj është përshëndetur me këtë parti, pjesë e së cilës ka qenë për 13 vjet.

“Për ju që jeni të ndershëm e me një fytyrë e kam një lajm interesant: Nga sot, nuk jam më delegat i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Peja, as kryetar i Pikës në Dardani, e madje as aktivist i VV-së. Lamtumirë Albin Kurti, lamtumirë Vetëvendosje! Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite!”, ka shkruar ai.