Jep dorëheqeje zv/guvernatorja e BQK-së

Zëvendësguvernatorja e e përkohshme e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Nora Latifi- Jashari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë BQK përmes një njoftimi, duke thënë se arsyeja e dorëheqjes është për shkak të angazhimeve profesionale jashtë BQK-së.

“Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj.Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023” – thuhet në njoftimin e BQK-së.

Po ashtu, BQK-ja ka bërë të ditur se Latifi Jashari do të vazhdojë kryerjen e detyrave si anëtarë jo ekzekutive e Bordit të BQK-së.

Nora Latifi Jashari ishte emëruar si zëvendësguvernatore e përkohshme më 29 mars 2023.