Foto: Lumir Abdixhiku/ Facebook

Jehona Lushaku-Sadriu bëhet pjesë e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Jehona Lushaku-Sadriu është bërë pjesë e kësaj partie politike.

“Profesoresha Jehona Lushaku – Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Jehona Lushaku-Sadriu njihej si analiste politike duke qenë shpesh pjesë e debateve nëpër televizionet kosovare.

Ajo është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencave Politike.