Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, jep dorëheqjen si shef ekzekutiv i kompanisë Amazon

Jeff Bezos është larguar nga pozita e tij si shefi ekzekutiv i kompanisë Amazon, ka bërë të ditur kompania në fjalë ditën e martë, njofton Euronews.

Njeriu i dytë më i pasur në botë e konfirmoi vendimin e tij në një njoftim intern për 1.3 milionë punonjësit e Amazon. Ai do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili ka punuar me kompaninë për më shumë se dy dekada.

Bezos, i cili e themeloi kompaninë Amazon në vitin 1994 si një dyqan librash në internet, ka transformuar ndërmarrjen e tij gjatë viteve në një biznes prej 1.3 trilionë eurosh. Me një pasuri marramendëse personale prej 163 miliardë eurosh, Bezos është aktualisht personi më i pasur në botë, megjithëse për pak kohë, në fillim të muajit janar, u tejkalua nga themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Fitimet e Amazon u rritën jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë ndërkohë që bllokadat në të gjithë botën i shtynë konsumatorët ti bëjnë shumë nga blerjet e tyre përmes internetit. Një total prej 320 miliardë eurosh u regjistrua në shitje vetëm në vitin 2020 – një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2019 – e cila pa fitime dyfish në 17.6 miliardë euro.

Përktheu-Nuhi Shala