Foto: Facebook/Alban Zogaj.

Javën tjetër nisin punimet në rrugën te Pallati i Drejtësisë, rruga do të bllokohet për një muaj

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se javën tjetër do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”.  

Ai bën të ditur se si rezultat i punimeve kjo rrugë të mbyllet për qarkullim një muaj.  

“Javën tjetër kemi planifikuar të fillojmë me ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, tek Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë. Si rezultat i punimeve segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga dt: 12.09.2022 – 12.10.2022. Jemi të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore” – ka shkuar Zogaj në Facebook. 

Rruga “Nekibe Kelmendi” fillon në rrugën Prishtinë – Gjilan (M25.2) dhe vazhdon në drejtim të Pallatit të Drejtësisë. Gjatësia e saj është 2,098.57 metra ndërsa gjerësia është rreth 5 deri në 5.5 metra.

Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e kësaj rruge është bërë në fund të muajit gusht mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Gërlica”.

Vlera e ofertës fituese që e kishte dorëzuar kompania “Gërlica” ishte 526,736 euro.

Kontrata është paraparë të zgjas 120 ditë.