Foto: KALLXO.com

Javën tjetër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën e javës së ardhshme, me 10 shkurt.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Kuvendit.

Mbledhja e kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare është thirrur për në orën 11:00.

Rendit i ditës i kësaj mbledhje përmban dy pika: 1. Propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare; 2. Të ndryshme.