Policia/Ilustrim

Javën e kaluar vdiq edhe një polic në Mitrovicë nga COVID-19

Një zyrtar i policisë së Kosovës ka vdekur gjatë javës së kaluar si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje zyrtare dhënë për KALLXO.com, ku thuhet se zyrtari policor ka vdekur me 29 korrik.

Në statistikat e përgjithshme, Policia e Kosovës ka theksuar se dy zyrtarë policor kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

“Dy zyrtar policor kanë ndërruar jetë, njëri nga Gjakova me datë 16 korrik, përderisa tjetri me 29 korrik”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje  në përgjigje është bërë e ditur se zyrtari i dytë i cili ka vdekur si pasojë e COVID-19 është nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

KALLXO.com kishte raportuar për vdekjen e zyrtarit policor në Gjakovë si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Polici i Njësisë Speciale në Gjakovë i cili vdiq nga COVID-19 ishte vetëm 39 vjeç