Javën e ardhshme hapet ekspozita ‘Onufri Remade’

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se javë e ardhshme, më 12 shkurt 2020, hapet ekspozita “Onufri Remade”.

Ceremonia e hapeje së kësaj ekspozite do të zhvillohet në ora 19:00 në GKK,  ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 të këtij muaji.

Ekspozita është kuruar nga Genti Gjikolla, ndërsa pritet të prezantohet rreth 18 artistë nga Kosova dhe Shqipëria.