Java e Zezë

Vetëm në pesë ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 945  raste të reja me COVID-19, ndërkaq 29  të tjerë kanë mbetur të vdekur dhe 646 janë shëruar.  Numër i infektimeve dhe vdekjeve që rezulton më i lartë se ai i javës së kaluar. Ndërsa, numri i të shëruarve është rritur në krahasim me shifrat e javës së kaluar.

Krahasuar me javën e kaluar, ku 617 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, 27 kanë vdekur dhe 544 janë shëruar.

Të dhënat:

  • 24.07.2020:109 të shëruar , 213 raste me COVID-19, 6 të vdekur
  • 23.07.2020: 136 të shëruar, 181 raste me COVID-19, 8 të vdekur
  • 22.07.2020: 143 të shëruar, 241 raste me COVID-19, 6 të vdekur
  • 21.07.2020: 157 të shëruar, 168 raste me COVID-19, 5 të vdekur
  • 20.07.2020: 101 të shëruar, 142 raste me COVID-19, 4 vdekur
  • 19.07.2020: 157 të shëruar, 118 raste me COVID-19, 5 të vdekur
  • 18.07.2020: 171 të shëruar dhe  145 raste me COVID-19, 6  vdekje
  • 17.07.2020: 95 të shëruar,  103 raste COVID-19,6 vdekje
  • 16.07.2020: 83 të shëruar dhe 132 raste  COVID-19, 6 vdekje
  • 15.07.2020: 92 të shëruar, 119 raste ME COVID-19, 4 vdekje