Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19

Java e parë e muajit Gusht është javë e zezë sa i përket numrit të fataliteteve nga virusi COVID-19.

Vetëm nga e hëna deri sot kanë vdekur 78 persona.

Me datë 2 gusht të këtij muaji kanë qenë 249 persona të vdekur, kurse për një javë numri është rritur në 327 deri sot.

Të hënën janë shënuar 7 vdekje nga COVID-19, pasuar nga e marta ku numri i rrit me 13 vdekje brenda 24 orëve, ky trend i rritjes vazhdoi edhe të mërkurën me 15 vdekje.

Të enjten numri i vdekjeve shkoi në 16 persona, kurse të premten pati një ulje ku u regjistruan 3 vdekje brenda 24 orëve.

Të shtunën u rrit prapë numri në 12 vdekje brenda ditës, pasuar nga dita e sotme me 12 raste të reja.

Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë është 327 deri sot.