Java e Psikologjisë, nxënësve të Gjilanit u shfaqen filma edukativ

Në kuadër të Javës së Psikologjisë, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, ka organizuar shfaqjen e filmave edukativ për nxënësit e shkollave të mesme.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

Ai ka shkruar se kjo ngjarje është organizuar në hapësirat e kampusit të Shkollave të Mesme.

“Sonte në hapësirat e kampusit të Shkollave të Mesme, në kuadër të Javës së Psikologjisë, u shfaqën dy filma edukativ për nxënësit e shkollave të mesme, prodhim i Doku-Fest “Shkolla dhe Filmi”, e  që bartën mesazhe vetëdijesuese për parandalimin e dukurive negative. Inkurajuese ishte pjesëmarrja e nxënësve dhe debati i organizuar me nxënësit”, ka shkruar ai më tej.