Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

'Java e Krenarisë' do të mbahet nga data 6 deri më 9 qershor

‘Java e Krenarisë 2022’ do të mbahet nga data 6 deri më 9 qershor, me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE”.

“Në edicionin e saj të 6-shtë (gjashtë), Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje”, thuhet në njoftim.

Në këtë javë do të organizohen diskutime, ekspozita artistike, aksione rrugore, festa e protesta.

Në njoftim thuhet se Parada e Krenarisë, përveç festimit, ka për qëllim të adresojë rezistencë paqësore çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.

“Partitë politike, qeveria dhe presidenca në anën tjetër nuk i kanë prioritet të drejtat LGBTIQ+, përkundrazi personat queer përdoren nga ta për të arritur në pushtet. Në njërën anë tregohen progresiv në tryeza të mbyllura me ndërkombëtarë e shoqëri civile, në anën tjetër tentojnë t’i largohen sa më shumë temave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në fushata e komunikim me votuesit”, thuhet në njoftim.