
Ilustrim: NASER FEJZA
Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar që gjatë javës së ardhshme të ketë mot të qetë, por të ftohtë. Ndërkaq, nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.
Sipas Institutit, në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.
“Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta”- ka bërë të ditur Instituti, duke apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
Gjithashtu, sipas IHMK-së, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë.
Të hënën më 10.02.2025, moti parashikohet të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehtë nga veriu.
Të martën më 11.02.2025, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperendimit”- shkruan në njoftim.
Të mërkurën më 12.02.2025, poashtu pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me borë.
Sipas Institutit, temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C dhe do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
Të enjten më 13.02.2025, parashikohet mot kryesisht i vranët që pritet të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5 m/s.
Kurse, të premten më 14.02.2025, moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
“Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-5 m/s”- shkruan në njoftim.