Bastisja në zyret e OVLUÇK. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Jashari nga OVL-UÇK: Policia hyri brenda pa urdhëresë e paralajmërim

Xhavit Jashari, përfaqësues i familjeve të dëshmorëve ka thënë para mediave, se njësia e policisë së EULEX-it është futur në zyrat e OVL-së pa asnjë paralajmërim.

“Në kërkuam arsyje pse janë fut pa paralajmërim pa ndonjë urdhëresë që t’i bastisin zyrtar por mendoj se turpi i gjithë kësaj është nga institucioni më i lartë nga institucionet tona, dhe ne sot kërkojmë që të këndellen dhe të mbushen mend të gjitha ata që janë ul në postet kryesore të vendit”, ka thënë Jashari.

Ai tutje ka thënë se me ngjarjen e sotme po vërtetohet se Gjykata Speciale po shkel mbi luftën e UCK-së.

“Sot po vërtetohet qëndrimi jonë atëherë kur kërkonim që të mos votohet një gjykatë e tillë sepse shkel mbi luftën e UCK=së, mbi gjakun e dëshmoreve, ka shkelur kushtetutshmërinë e një vendi. Keqpërdorimi i votës që e ka bërë secili deputet duke votuar një gjykatë të tillë, gjithë këto forca që kanë ardh pa urdhër në nuk frikësohemi por dëshirojmë që të veprojnë institucionet”, ka thënë Jashari.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur para mediave në lidhje me bastisjen që janë duke e bërë policia e EULEX-it në zyret e kësaj organizate.

Ai tha se ishte duke pirë kafe kur kanë arritur policia si dhe sipas tij me ta është një hetues i Gjykatës Speciale.

“Isha duke pirë kafe dhe e pashë korridorin e mbushur që besoj ata janë konsultuar me shtetin dhe me ta është hetuesi i dhomës së specializuar dhe i cili i ka marrë edhe dosjet e tjera të Gjykatës”, tha ai.

Klinaku tha se nuk ka parë ndonjë urdhëresë.

“Nuk ka dokumente, ju kërkova urdhëresë, letra tha që është lart por nuk pashë urdhëresë. Ma herët vetëm kanë shikuar ndoshta tash bastisin”, shtoi ai.