Japoni, Foto: Pixabay

Japonia u ofron familjeve 7,600 dollarë për fëmijë që të zhvendosen nga Tokio

Japonia po u ofron familjeve 1 milion jenë (afërsisht 7,627 dollarë) për fëmijë për t’u zhvendosur nga Tokio, me shpresën që të reduktohet mbipopullimi, raporton yahoo.

Një shtesë prej 700,000 jenësh (afërsisht 5,339 dollarë), iu shtua asaj që ishte fillimisht 300,000 jenë (afërsisht 2,288 dollarë) për shkak të përqendrimit të shtuar të njerëzve në kryeqytetin e vendit.

Me një popullsi prej 125.7 milionë banorësh, 28 për qind e popullsisë së Japonisë (afërsisht 35 milionë) është e përqendruar në Tokio dhe zonat fqinje të saj Kanagawa, Saitama dhe Chiba.

Frika e qeverisë japoneze nga mbipopullimi buron nga rritja e rreziqeve për tërmete të mundshme.

Në vitin 2019, Shtabi i Japonisë për Promovimin e Kërkimit të Tërmeteve, theksoi një mundësi prej 47 për qind për një tërmet të fortë në Tokio brenda 30 viteve të ardhshme.

Frika e zyrtarëve u konfirmua këtë tetor kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi kryeqytetin e Japonisë. Në mars, bregu verilindor i Japonisë u përball me një tërmet me magnitudë 7.4 , duke lënë katër të vdekur dhe mijëra pa energji elektrike.

Si rezultat, qeveria shpreson të stimulojë familjet në zonën kryesore metropolitane – si dhe ato në zonat fqinje – për t’u zhvendosur në zonat rajonale të Japonisë.

Familjet që marrin pjesë në këtë program zhvendosjeje mund të zhvendosen në komunat pritëse (qytetet me qeveri lokale) ose rajone malore në Tokio dhe zonat fqinje.

Megjithatë, për të marrë ofertën e qeverisë prej 1 milion jenë për fëmijë, marrësve do t’u kërkohet të jetojnë në zonën e tyre të zhvendosur për të paktën pesë vjet ndërsa janë të punësuar. Ata që nuk respektojnë këto kërkesa do t’u kërkohet të kthejnë paratë.

Në përputhje me objektivat e qeverisë, rreth 1,300 komuna morën pjesë në programin e zhvendosjes në vitin 2022. Megjithatë, vetëm 2,381 marrës kanë marrë pjesë në përpjekjet e zhvendosjes që nga viti 2019.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve për mbipopullimin në qytetet kryesore të Japonisë, vendi përballet me një rënie të shpejtë të lindjeve.

Numri i lindjeve për vitin 2022 pritet të bjerë nën nivelin më të ulët rekord të vitit të kaluar prej 811,000 lindjesh në atë që Kryesekretari i Kabinetit Hirokazu Matsuno e përshkroi si një “situatë kritike”.