Japonia do hedh miliona doza të vaksinës Pfizer për shkak të shiringave të gabuara

Japonia ka siguruar 144 milionë doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19, por nuk ka mjaftueshëm shiringa për të nxjerrë gjashtë të shtëna nga secila shishe, raporton TheGuardian

Miliona njerëz në Japoni nuk do marrin vaksinën Pfizer siç ishte planifikuar për shkak të numrit të vogël të shiringave speciale – gjë që mund të prish planin për imunizim në vend.

Shiringat standarde që janë në përdorim në Japoni nuk mund të nxjerrin dozën e gjashtë dhe të fundit nga secila shishe të prodhuara nga kompani farmaceutike amerikane, sipas ministrit të shëndetësisë, Norihisa Tamura.

Japonia ka siguruar 144 milionë doza të vaksinës Pfizer, që do mjaftonin për 72 milionë njerëz me arsyetimin se secila shishe përmbante gjashtë doza.

Secili person do marr dy doza të vaksinës në tre javë distancë, por mungesa e shiringave të duhura që kanë format më të ngushtë ka lënë një “hapësirë të vdekur, që do të thotë se Japonia do përdorë shiringa standarde që mund të nxjerrin vetëm pesë doza nga një shishe ose për 60 milionë njerëz.

“Shiringat që përdoren në Japoni mund të nxjerrin deri në pesë doza”, tha Tamura “ne do përdorim të gjitha shiringat që kemi për të nxjerrë gjashtë doza, por sigurisht këto nuk do mjaftojnë .”

Qeveria ka kërkuar nga prodhuesit e pajisjeve mjekësore që të rrisin prodhimin e shiringave të specializuara për këto doza.

Japonia nuk është i vetmi vend që po përballet me këtë problem. SHBA dhe vende të BE-së kanë raportuar po ashtu mungesë të këtyre shiringave, që do të  thotë se do kemi një garë për sigurim të shpejtë të kësaj pajisje.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë në Japoni tha se “kur ishte bërë kontrata, ne nuk kemi qenë absolutisht të sigurt se një shishe mund të përdorej për gjashtë doza. Nuk mund ta mohojmë se kemi qenë të ngadalshëm në konfirmim të kësaj”.

Kur Japonia të fillojë programin e imunizimit nga mesi i këtij muaji-punonjësit shëndetësor që nuk do jenë në gjendje ta nxjerrin dozën e gjashtë do u duhet t’i hedhin ato,” tha zëdhënësi i qeverisë Katsunobu Kato.

Përktheu: Ardita Zeqiri