Japin dorëheqje tre anëtarë ndërkombëtarë nga KShC

Tre anëtarë ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje nga ky bord.

Ky vendim është bërë e ditur në mbledhjen e sotme në fund të procesit të votimit të programeve akademike.

Anëtarët e dorëhequr janë Werner Stueber, Alison Felce dhe Cassie Bernhardt.

“Unë japë dorëheqje dhe ky është takimi im i fundit në këtë mbledhje. Para dy javësh kam dhënë arsyetimet”, tha anëtari Stueber.

Kallxo.com ka kuptuar se arsyeja është deklarimi i pasurisë që zyrtarët publik duhet ta bëjnë në Agjensionin Kundër Korrupsion.

Kjo nuk është hera e parë që nga ky këshill japin dorëheqje anëtarët ndërkombëtarë. Kallxo.com ka raportuar edhe për dorëheqjet e anëtarëve në të kalauarën.

Japin dorëheqje anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë