Japin dorëheqje edhe asamblistët e kuvendeve të komunave veriore
Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhënë dorëheqje sot nga postet e tyre.
Para kuvendeve lokale, dorëheqje ofruan edhe asamblistët e këtyre komunave nga pozitat e tyre.
Dorëheqja e kryetarëve të komunave është hapi i radhës qe ndërmorën zyrtarët serb të cilët kishin poste në institucionet e Kosovës.
Dje dorëheqje ofruan edhe gjyqtarë, zyrtarë policor e personel administrativ të cilët po mbanin pozita në institucionet e Kosovës.
E gjitha kjo pasi Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar para tri ditëve suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.
Kjo nën dyshimet se Gjuriq po bën thirrje për rezistencë kur tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletëqortimeve, për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.
Nenad Gjuriq ka njoftuar të shtunën [5 nëntor] se do të largohet nga Policia e Kosovës, pas suspendimit të tij me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.Kështu u bë e ditur në konferencën e cila u mbajt nga Lista Serbe, e në të cilën ishte i pranishëm edhe Gjuriq.
Aty kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në konferencë paralajmëroi nisjen e disa protestave të cilat tha se do të jenë paqësore.
“Ajo çka mund të them shtesë është që pasnesër në ora 12 do të kemi protestën e parë dhe nuk do të ndalemi, nuk do të pajtohemi, do të jemi politikisht të qetë si popull, do të kemi rezistencë demokratike dhe jo të dhunshme”- tha Rakiq.
Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë automjete me targa ilegale do të marrin fletëqortime.