Foto: Presidenca e Kosovës
Japin betimin 21 prokurorë
17.3.2023 - 15:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar sot 21 prokurorë të rinj, me mandat fillestar për tre vite.
Të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore në Kosovë.
Në ceremoninë e betimit, Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar.
Ndërsa, prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet Osmani ftoi prokurorët e rinj që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.