Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Janar-korrik, 64 persona kanë vdekur në aksidentet e trafikut në Kosovë

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në shtatë muajt e parë të vitit 2022, 64 persona kanë vdekur në 55 aksidente me fatalitet që kanë ndodhur në të gjithë territorin e Kosovës apo mesatarisht 9 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një muaji.

Nga 4,356 aksidentet me lëndime në trafik, nga janari deri në korrik kanë mbetur të lënduar 8,185 persona.

Të dhënat e policisë tregojnë se 7,140 aksidentet e shkaktuara në rrugët e Kosovës kanë përfunduar me dëme materiale.

Nga 1 janari 2022 deri më 31 korrik 2022, gjithsej janë regjistruar 11,551 aksidente në trafik.

Përgjatë këtyre muajve janë shqiptuar 379,884 gjoba për shoferët që janë shkelur rregullat e trafikut.