Ilustrim

Janar i kobshëm për rajonin e Prizrenit, 4 të vrarë brenda 5 ditëve

Janari po del të jetë i kobshëm për rajonin e Prizrenit.

Në muajin e parë të vitit 2020 janë vrarë aq persona sa janë vrarë gjatë gjithë vitit 2019.

Vitin e kaluar, në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 4 vrasje. Për të gjitha këto raste Policia ka gjetur dorasit e dyshuar, të cilët tashmë janë në procedura gjyqësore.

4 vrasje kanë ndodhur edhe në janarin e vitit 2020.

Mëngjesin e të mërkurës së 22 janarit, në lagjen Ortakoll, në Prizren, burrë e grua u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre.

Pranë viktimave ishte gjetur një armë zjarri dhe dy gëzhoja, ndërsa viktimat kanë plagë në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Prokuroria e Prizrenit po e kërkon djalin e viktimave, i cili që nga dita kur dyshohet të ketë ndodhur ngjarja nuk është arritur të kapet nga organet e drejtësisë.

Prizren, dy persona gjenden të vdekur në banesë

Të dielën e 26 janarit, dy persona janë vrarë në dy raste të ndara.

Policia kishte pranuar një informacion se një 19-vjeçar është pranuar me plagë në Qendrën Emergjente në Spitalin e Prizrenit.

Incidenti kishte ndodhur në lagjen Tusuz të Prizrenit, rreth orës 15:50.

Pasi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe teksa ishte duke e trajtuar rastin, Policia ka pranuar informatën se personi i lënduar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

Pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimtë, Policia ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H.S., i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S., i lindur në vitin 1994.

Policia ka sekuestruar 2 thika që dyshohet se janë përdorur në vrasje.

Prizren, u ther me thikë, vdes 19-vjeçari

Në orët e mbrëmjes në fshatin Maqitevë të Suharekës, pas një konflikti në një lokal, një person është qëlluar për vdekje.

Një i dyshuar i moshës 40 vjeçare është arrestuar. Për të dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit.

Me rastin e arrestimit të dyshuarit i janë bastisur shtëpia edhe automjeti i tij dhe është gjetur një armë e tipit pushkë gjysmë automatike me dy fishekë dhe dy gëzhoja.

https://kallxo.com/lajm/vrasje-ne-suhareke-arrestohet-nje-i-dyshuar/

KALLXO.com mëson se për të dy rastet e ndodhura të dielën, Prokuroria ka paraqitur kërkesa të ndara për caktimin e masës së paraburgimit.

Lidhur me këto kërkesa Gjykata e Prizrenit do të vendosë sot.