Jakup Krasniqi- Foto: RTV21

Jakup Krasniqi shërohet nga coronavirusi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka pasur ndonjë problem serioz gjatë kësaj periudhe.

“Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz”, ka shkruar ai.

Zyrtari i partisë Nisma Socialdemokrate ka falenderuar të gjithë ata që kanë shprehur interesim për shëndetin  e tij por edhe ata që sipas tij nuk kanë pasur kohë ta bëjnë të njejtën.

“Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë. I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre. Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut”, ka shtuar tutje ish i pari  i Kuvendit.

Jakup Krasniqi ishte infektuar me coronavirus më 23 korrik, ku lajmin e kishte bërë të ditur bashkëpartiaku i tij, Famir Limaj.