Jakup Krasniqi refuzoi ushqimin dhe pijet gjatë transferimit për në Hagë

Në raportin e Gjykatës Speciale për arrestimin e Jakup Krasniqit tregohet se si ish kryetari i Kuvendit të Kosovës kishte refuzuar ushqimin dhe pijet që i ishin ofruar nga oficerët e SPO-së, gjatë kohës sa po transferohej për në Hagë.

Në raport thuhet se Krasniqi kishte refuzuar të dy ushqimet që i ishin ofruar.

“Z. Krasniqi iu ofrua dy ushqime dhe ujë ndërsa ishte në tranzit, por ai nuk pranoi”, thuhet në raportin e arrestimit.

Pak kohë më vonë, Krasniqit i ishte ofruar edhe një pije freskuese, por ai përsëri nuk e kishte pranuar.

Krejt çka kishte pranuar nga oficerët e arrestimit gjatë kohës sa ishte duke u transferuar në aeroplan, kishte qenë një maskë e re dhe xhel për duar anti-COVID.

Krasniqi ishte arrestuar mëngjesin e 4 nëntorit në shtëpinë e tij.

Në raport, tregohet se derisa oficeri ia arrestimit po ia lexonte Krasniqit të drejtat e tij si i arrestuar, ai kishte kapur telefonin dhe po bënte diçka me të.

“Ndërsa oficeri i arrestimit po lexonte të drejtat e tij z. Krasniqit, një oficer i SPO-së vërejti se z. Krasniqi dukej se po bënte diçka me një telefon celular në dorë. Zyrtari i SPO-së e informoi z. Krasniqi se ai nuk duhet të përdorte telefoni i tij në atë kohë dhe (i veshur me doreza) ia hoqi”, thuhet në raportin e arrestimit.

Tutje në raport thuhet se Krasniqi iu ishte kujtuar se është nën arrest dhe nuk i lejohet përdorimi i telefonit.

Mirëpo, ish kryetari i Kuvendit ishte ankuar duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për të ia marrë telefonin.

“Kjo nuk është mënyra e duhur për të ma marrë telefonin nga dora dhe për ta bërë këtë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Ai ishte siguruar nga oficeri i arrestimit se ankesa e tij për këtë çështje do të shënohet.

Krasniqi kishte refuzuar fillimisht të kishte avokat, gjatë kohës sa po kryhej bastisja, mirëpo familjarët kishin njoftuar oficerët se një avokat është duke ardhur në vend të ngjarjes.