Jahja Koka krahason universitet shqiptare me vdekjen e gjithësisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Kokaj gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim ka gjetur kohë të flasë për bursat që ai i ka marrë para 50 viteve.

“Para 50 viteve kam marr bursë për studime në Zagreb, pastaj një bursë tjetër që po ashtu ka qenë amerikane, pastaj edhe një bursë tjetër si Fullbright. Para gjysmë shekulli ka qenë fuqi e madhe investive e rezultat i madh shkencor. Duhet të ketë më shumë mundësi tani për kuadrot që kanë potencial” – tha Kokaj.

Kokaj ka kërkuar që të bëhet unifikimi i teksteve shkollore mes Kosovës e Shqipërisë, e jo vetëm abetaret.

“Shoh eksplodim të universiteteve, a e dini si definohet vdekja e gjithësisë, kështu ka nisur edhe te ne. Edhe më keq është në Shqipëri. Të unifikohen tekstet mes Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm abetaret” – shtoi Kokaj.

Ai shpreson që mos të vdesë pa e parë bashkimin e dy vendeve.

“Është tradhti kombëtare nëse dikush nuk e pranon këtë unifikim të teksteve” – shtoi ai.

Këtë deklaratë Kokaj e ka bërë gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, ku e pranishme për raportim ishte ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.