Ilustrim

Ja si mund të ndërrohet qendra e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se qytetarët e Kosovës ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunave të tyre mund ta bëjnë deri më 7 shtator 2021.

Sipas KQZ, qendra e votimit brenda komunës mund të ndërrohet përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.