Ja sa vota i humbi PDK në Drenicë

Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar rënie edhe në Drenicë, bastionin kryesor të saj që nga themelimi i partisë.

Ndonëse doli partia e parë në Drenas dhe Skenderaj, PDK në këto dy komuna humbi 5,279 vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Në Drenas dhe Skenderaj zgjedhjet e kaluara PDK arriti t’i marrë 30,780 vota ndërsa në zgjedhjet e fundit mori 25,501.

Në Skenderaj PDK humbi 3482 vota ndërsa në Drenas 1797.

Dje në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje figuron me 48.17 për qind, Partia Demokratike me 17.35 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.18 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind.

https://kallxo.com/lajm/kqz-rreth-99-per-qind-te-rezultateve-jane-numeruar/