Ja sa para kanë dërguar në Kosovë mërgimtarët nga Gjermania

Bashkatdhetarët nga Gjermania kanë dërguar shumë të majme të parave në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës thonë se nga viti 2009, dërgesat nga Gjermania në Kosovë kanë qenë mesatarisht 35% e totalit të dërgesave nga gjitha vendet e botës ku jetojnë bashkatdhetarët.

Që nga viti 2009 e deri në fund të vitit 2018, në Kosovë kanë hyrë 6,2 miliardë euro nga diaspora.

Meqë 1/3 e dërgesave janë nga Gjermania, i bie që për 10 vjet (2009-2018) kanë hyrë në Kosovë rreth 2,2 miliardë euro nga ky shtet.

Ky nuk është kontributi i vetëm i diasporës që jetojnë dhe punojnë në Gjemani. Pasi përveç parave të gatshme, diaspora llogaritet kontribuon në Kosovë edhe përmes investimeve në Kosovë (që llogariten si investime të huaja), dërgesën e gjësendeve duke përfshirë makineri dhe vetura, si dhe shpenzojnë shumë të majme të parave gjatë qëndrimit në Kosovë. Të gjitha këto nuk hyjnë në kalkulimin e remitancave.