Ja pse nuk duhet ta mbushni telefonin me mbushësin e dikujt tjetër

Të gjithëve u ndodh që ndonjëherë telefonit t’i mbaron bateria dhe mos ta kenë mbushësin e tyre me vete.

Në këto raste të gjithë marrin mbushësin e shoqërisë apo edhe dikujt tjetër që është afër tyre.

“Më 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike. Në lidhje me këtë, Charles Henderson nga IMB security, është shprehur se në jetë ka disa gjëra që nuk mund t’i marrësh borxh.

“Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkëudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja” shprehet ai.

Charles Henderson drejton një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta.

Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar mbushësit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij përdor një truk që u mëson klientëve që të bëhen paksa mosbesues ndaj mbushëse të të tjerëve.

Javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një mbushës Iphone që e kishte modifikuar.

Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e mori në zotërim atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm mbushës të tillë që po i shiste me 200 dollarë copën. /21Media