Izraeli planifikon t’i përmbysë tunelet e Gazës me ujë deti
Izraeli thuhet se po planifikon ta përmbysë me ujë deti rrjetin e pretenduar të tuneleve që i përket grupit të rezistencës palestineze Hamas nën Rripin e Gazës.
Forcat izraelite kanë mbledhur një sistem pompash të mëdha për ta kryer operacionin, raportoi të hënën gazeta amerikane Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane, se nuk dihet nëse qeveria izraelite ka ndërmend të përdorë këtë taktikë.
Izraeli as nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe as nuk e ka përjashtuar një plan të tillë, citohet të kenë thënë zyrtarët izraelitë.
Ushtria e ka përfunduar instalimin e pompave të mëdha të ujit të detit në veri të kampit të refugjatëve al-Shati në mes të nëntorit. Janë instaluar të paktën pesë pompa, të cilat mund të nxjerrin ujë nga Deti Mesdhe dhe të drejtojnë mijëra metra kub ujë në orë në tunele, duke i përmbytur ato brenda pak javësh, raportoi WSJ.
Me një taktikë të tillë, Izraeli do të jetë në gjendje të shkatërrojë tunelet dhe të dëbojë terroristët nga streha e tyre nëntokësore, kanë thënë zyrtarët e lartcekur. Nga ana tjetër, kjo do të kërcënonte furnizimin me ujë të Rripit të Gazës, citohet të kenë thënë zyrtarë amerikanë.
Izraeli së pari e ka informuar SHBA-në për këtë opsion në fillim të nëntorit, duke nxitur një diskutim në të cilin fizibiliteti dhe ndikimi mjedisor u peshuan kundrejt vlerës ushtarake të nxjerrjes së tuneleve, thuhet në raport.
Ushtria izraelite ka thënë se ka gjetur më shumë se 800 boshte tunelesh që nga fillimi i luftës në Gaza. Rreth 500 prej tyre tashmë janë shkatërruar.
Disa nga boshtet e tunelit dyshohet se lidhnin objektet strategjike të Hamasit nën tokë. Shumë kilometra rrugë tunelesh nëntokësore janw shkatërruar. /Daily Sabah
Përgatiti: Nuhi Shala