Izraeli emëron diplomatin Tamar Ziv ambasador në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka emëruar ambasador në Kosovë diplomatin Tamar Ziv.

Gazeta “Jerusalem Post” shkruan se Ministria ka njoftuar se të martën janë emëruar shtatë ambasadorë.

Ndryshe, njohja e Kosovës nga Izraeli ka ardhur në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënet diplomatike më 1 shkurt 2021.