Izraeli dhe Turqia rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike

Pas një përmirësimi të vazhdueshëm në marrëdhëniet e tyre, Izraeli dhe Turqia kanë thënë se do të dërgojnë ambasadorë në vendet e njëri-tjetrit.

Izraeli dhe Turqia kanë vendosur t’i rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe do t’i kthejnë ambasadorët në kryeqytete e njëri-tjetrit, tha të mërkurën zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid.

“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në thellimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal” – thuhet në deklaratë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu konfirmoi këtë vendim duke thënë se “emërimi i ambasadorëve ishte një nga hapat për normalizimin e marrëdhënieve. Një hap i tillë pozitiv erdhi nga Izraeli si rezultat i këtyre përpjekjeve dhe si Turqi, ne gjithashtu vendosëm të emërojmë një ambasador. në Izrael, në Tel Aviv”.

Progres  diplomatik pavarësisht tensioneve palestineze

Në vitin 2018, Turqia e tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael pas protestave vdekjeprurëse në kufirin e Gazës dhe presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump zhvendosi ambasadën e Uashingtonit në Jerusalem. Izraeli gjithashtu e tërhoqi ambasadorin e tij në Turqi.

Ministri i jashtëm turk, Cavusoglu. tha të mërkurën se Turqia ” nuk po heq dorë nga kauza palestineze”.

“Është e rëndësishme që mesazhet tona të përcillen drejtpërdrejt përmes ambasadorit”, shtoi ai.

Megjithatë, në muajt e fundit, si Turqia ashtu edhe Izraeli kanë bërë lëvizje për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet vete.

Në mars, vendet njoftuan një epokë të re në marrëdhëniet kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Presidentin izraelit Isaac Herzog në Ankara.

Të mërkurën, Lapid e përshkroi progresin diplomatik si një “aset të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe një lajm shumë të rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit”./Deutsche Welle

Përgatiti: Nuhi Shala