Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

Izrael, arratisen përmes një tuneli 6 të burgosur palestinezë

Gjashtë palestinezë janë arratisur gjatë natës nga burgu “Gilboa” në Izrael përmes një tuneli të hapur në një nga banjot e këtij burgu, raporton The Washington Post.

Kërkimi për këta persona ka filluar sot nga forcat izraelite të sigurisë, përderisa të njëjtët kanë patrolluar rreth zonës ku ndodhet burgu.

Forcat izraelite angazhuan edhe helikopterët në kërkim të gjashtë të arratisurve.

Burgu “Gilboa” lllogaritet të jetë një prej burgjeve me sigurinë më të lartë dhe nga më të ruajturit në vend.

Sipas kryeministrit të Izraelit, Naftali Bennett, kjo arratisje është një “incident i rëndë”.

Ndërsa komandanti i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, Arik Yaacov, tha se gjashtë të arratisurit nuk e kanë gërmuar tunelin përmes të cilit kanë ikur por kanë gjetur një të metë në objektin e burgut.

Sipas Shoqërisë Palestineze të të Burgosurve, burrat e arratisur të moshës nga 26 deri në 49 vjeç.

Sipas tyre, të paktën katër nga ta ishin duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. Madje një prej tyre është i ndaluar që nga viti 1996.