Kabineti i Qeverisë së re të Kosovës - Foto: Albin Kurti/ Facebook

Izedin Bytyqi ndërron ministrinë, bëhet sekretar te Lumir Abdixhiku

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që sekretari i deritanishëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ta ndërrojë punën.

Izedin Bytyqi është ricaktuar si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambinetit, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

“Në vijë me vlerësimin e performancës së Izedin Bytyqi, sekretar i përgjithshëm në ish-ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kërkoj nga ju pëlqimin për ricaktimin e tij në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit”, ka thënë para kabinetit qeveritar ministri Abdixhiku.