Ivanka Trump e quan babanë e saj 'President i Paqes', përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ivanka Trump, vajza e presidentit aktual të ShBA-së, Donald Trump, e ka duartrokitur marrëveshjen e sotme paqësore mes Izraelit dhe Marokut.

Ajo madje ka bërë një listë të marrëveshjeve të lehtësuara nga SHBA ku në mesin e tyre është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Donald Trump është President i Paqes”
Marrëveshje paqësore mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshja mes Izraelit dhe Bahrejnit, marrëveshja për normalizmim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja paqësore mes Izrealit dhe Sudanit dhe sot ajo mes Izraelit dhe Marokut,” ka shkruar ajo në Twitter.