Iu vendos eksploziv në makinë, vdes 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar nga Berati ka vdekur sot në Tirana, raporton Top Channel.

Në makinën e viktimës dyshohet se është vendosur një eksploziv.

Policia e Shtetit në Shqipëri në një njoftim për media ka thënë se si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i maiknës, ka ndërruar jetë në spital.

“Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz” ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive. Ju informojmë se si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, ka ndërruar jetë në spital”, ka thënë Policia.

Burime për Top Channel thuhet se kanë thënë se 27-vjeçari ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, ç’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.

Ndërsa Policia ka thënë se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./TopChannel