Ilustrim

Iu gjetën në trup 33 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 35-vjeçari në Portin e Durrësit

Një 35-vjeçar nga Kavaja është arrestuar për shkak se dyshohet se tentoi të fuste 33 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Policia e Shtetit i ka sekuestruar 33 mijë euro që dyshohet se ishin fituar nga aktiviteti kriminal.

Të dyshuarit, S.C, iu gjetën 33 mijë euro të fshehura në trup.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.