Iu gjetën 700 euro të falsifikuara - Arrestohen shtatë persona, katër prej tyre të mitur

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona, katër prej tyre të mitur nën dyshimin për falsifikim të parasë.

Sipas Policisë, të dyshuarve i janë gjetur dhe sekuestruar shtatë kartëmonedha nga 100 euro, 700 euro gjithsej.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.