Iu gjetën 1200 kilogramë duhan i papërpunuar, ndalohet i dyshuari që po lëvizte në drejtim të kufirit Kosovë - Shqipëri

Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, më 23.03.2025 ka ndaluar një kombi me targa vendore i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri – Kosovë.

Gjatë kontrollimit të personit dhe kombit janë gjetur të ngarkuara në rreth 1200 kilogramë duhan të papërpunuar.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti iniciohet si ‘kontrabandë me mallra dhe shmangie nga obligimet doganore’. Automjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”- thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin drejtuesi i mjetit së bashku me automjetin janë sjellë në Stacionin Policor Dragash për procedura të mëtejme.