Foto: Facebook/ Edi Rama.

Italiania Lara Colturi i solli Shqipërisë medjalen e parë të artë në ski 

Skitarja italiane Lara Colturi që po përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror në ski që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, ka zënë vendin e parë për moshat e reja. 

Lajmi për suksesin e 16-vjeçares së natyralizuar shqiptare është bërë i ditur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Ai tha se skitarja Colturi e bëri atë që premtoi, që t’ i sjellë Shqipërisë një medalje ari.  

“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, ‘Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta’ dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”-ka shkruar Rama në Facebook.