Në Milano të dielën. Qytetarët kanë ndezur qirinj në dritare dhe ballkone si një shfaqje e rezistencës ndaj virusit. Foto: Alessandro Grassani for The New York Times

Italia sot mban një minutë heshtje për viktimat e COVID-19

Qytetet Italiane nëpër gjithë vendin do ulin flamujt në gjysmështizë dhe do mbajnë një minutë heshtje për të kujtuar viktimat e coronavirusit, sipas asociacionit të kryetarëve të Italisë.

Vatikani tha se gjithashtu do t’i bashkohet këtij përkujtimi.

“Sot në solidaritet me Italinë, Selia e Shenjtë do t’i ulë flamujt në gjysmështizë, do të vajtohet për të shprehur afërsinë e tyre me viktimat e pandemisë në Itali, për familjet e tyre dhe për ata që po përpiqen t’i japin fund,” tha Vatikani në një deklaratë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 11,591 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi-vdekshmëria më e lartë nga gjitha vendet.