Ilustrim

Italia regjistron numrin më të ulët të të vdekurve brenda një dite

Italia ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve nga coronavirusi, brenda një dite, që nga 19 marsi.

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali tha se 525 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve.

Ai shtoi se ka pasur gjithashtu një rënie të numrit të personave në spital ose që kërkojnë kujdes intensiv.

Pothuajse 129,000 njerëz janë infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në Itali dhe gjithsej 15.887 kanë vdekur./REL