Italia prezanton ndihmat ndaj Kosovës në kohë të pandemisë

Ambasadori i Italisë Nicola Orland së bashku me kolonelin David Colussi të Armatës Italiane kanë vizituar QKUK-në për të prezantuar ndihmat e Italisë për shtetin e Kosovës.

“Para se të kishte raste kemi qenë në  kontak me ministrin Vitia, italia ishte duke vuajtur shumë nga pandemia, përkunder kësaj jam i lumtur që vendi im përkunder kesaj e ka rrit bashkëpunimin ( me Kosovën)”, ka thënë Nicola Orland, Ambasadori i Italisë.

Tutje ai ka thënë se Italia do të do të jetë e gatshme të ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen.

“Nuk është vetëm institucionet por edhe ne personalisht duhet të mbrojmë veten ndaj kësaj pandemie duke i respektuar masat e ministrisë”, ka shtuar Orland.

Ndërsa Minisitri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar Italinë për ndihmën .

“Italia ndoshta si vendet të cilat kanë ndihmu në shëndetësi, si vendet tjera ka qenë nga vendet e rralla që ka kontrubuar shumë në shëndetësi”, ka thënë Vitia.