Foto: REL/EPA-EFE

Italia në ditët më të rënda, 627 viktima nga pandemia në 24 orët e fundit

Italia ka kaluar 24 orët më të rënda që nga shfaqja e pandemisë coronavirusit në këtë shtet para më shumë se një muaji.

Autoritetet Italiane kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 627 viktima si pasojë e pandemisë COVID-19, duke shënuar ditën më të rëndë sa i përket numrit të viktimave.

Që nga data 15 mars, në Itali në vazhdimësi është raportuar për numër të madh të viktimave, mirëpo 24 orët e fundit kanë qenë fatale për Italinë duke e goditu rëndë shëndetësinë Italiane.

Me 4032 persona të vdekur, Italia është vendi që ka numrin më të lartë të viktimave në botë që kanë vdekur si pasojë  e pandemisë COVID-19.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 4032 raste të reja me coronavirus, që është numër më i vogël se dje kur ishin regjistruar më shumë se 5 mijë raste.

Edhe një rast me coronavirus në Kosovë

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 689 persona, që është pak më i lartë se ai i djeshëm.

Ndërsa janë në trajtim mbi 37 mijë persona, që janë duke marrë trajtim mjekësore në luftë me pandeminë COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19 në Itali kap shifrën prej 47,021 persona.

Ndërsa deri më sot janë shëruar 5129 persona në tërësi.

Numri i të infektuarve me virusin COVID-19  në Kosovë sot ka arritur në 22.

Konfirmohet edhe një rast me coronavirus në Kosovë, numri arrin në 22