Foto: REL/EPA-EFE

Italia mbyll shkollat për shkak të coronavirusit

Që nga nesër Italia do t’i mbyllë të gjitha shkollat për 10 ditë me radhë për shkak të coronavirusit.

Sipas BBC, të gjitha shkollat dhe universitetet do të mbyllen deri më 15 mars.

Ministrja e Arsimit e Italisë, Lucia Azzolina tha se shpreson që nxënësit të mund të rifillojnë orët sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Angazhimi im është të siguroj që shërbimi publik thelbësor, megjithëse nga distanca, do t’u ofrohet të gjithë studentëve tanë”, tha ajo.

Sipas BBC, mediat lokale kanë raportuar se ekspertët e shëndetit dhe Ministria e Shëndetësisë në Itali kishin qenë në favor të mbylljes së shkollave.

 

Zyrtare: Valencia – Atalanta luhet pa shikues

Gjithsej 107 kanë vdekur nga coronavirusi në Itali, i cili ka situatën më të rëndë në Europë.

Shumica e tyre kanë qenë në rajonin e Lombardisë rreth Milanos dhe në zonat veriore afër Bolonjës dhe Venecias.

Italiaa tani po konsideron gjithashtu mbylljen e kinemave dhe teatrove dhe ndalimin e ngjarjeve publike.